Presidenti Meta mori pjesë dhe përshëndeti me një fjalim Samitin e Paqes “Nelson Mandela” të mbajtur në Organizatën e Kombëve të Bashkuara, që po zhvillohet në Nju-Jork.

 

Në Shqipëri ne kemi pasur ‘Mandelat’ tonë, të cilët për dekada me radhë gjatë regjimit komunist, janë përndjekur mizorisht e pa mëshirë dhe janë privuar nga liria për shkak të ideve dhe besimeve të tyre. Por ata mbijetuan për të na treguar dhe për të na inkurajuar që të jemi më tolerantë për besimet, fenë dhe etninë e njëri-tjetrit.Ne duhet të luftojmë dhe të veprojmë së bashku për këto vlera.

Ndërsa ne flasim këtu, në mbarë botën ka ende shumë konflikte të dhunshme, si dhe mundësi të ndryshme për luftë që duhet të parandalohen si dhe kriza humanitare që duhen të përballen e tejkalohen. Ka shumë shkelje të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore, dhe qëllimi ynë për paqen globale ende nuk është arritur.

Në mes të gjitha këtyre dimensioneve të paqëndrueshmërisë, ekziston trashëgimia e njerëzve që kanë luftuar për paqen dhe për një të ardhme paqësore.

Në prag të përvjetorit të 70-të të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, dëshiroj të theksoj se të drejtat e njeriut përbëjnë me të vërtetë një bazë kritike për paqen dhe se elasticiteti ka hedhur spirancën dhe është ankoruar në sinergjitë mes përmbushjes së të drejtave të njeriut dhe bashkëjetesës paqësore në gjirin e shoqërive tona.

Zbatimi i Axhendës 2030 dhe qëllimi i saj për nxitjen dhe mëkimin e shoqërive paqësore, të drejta dhe gjithëpërfshirëse na çojnë drejt promovimit të parandalimit si një hap i hedhur para nga kultura e paqes dhe e sigurimit të bashkëjetesës paqësore mes kombeve, shoqërive, bashkësive dhe individëve

Miratimi i reformës së Sekretarit të Përgjithshëm mbi Paqen dhe Sigurinë që u mbështet nga Shqipëria, është një qasje e re për t’iu përgjigjur në mënyrë efikase kombeve të brishta dhe shoqërive të cenueshme, për të parandaluar konfliktet dhe për të ndërtuar një paqe sa më të qëndrueshme e të drejtë.

Unë besoj se nxitja e dialogut politik dhe forcimi i multilateralizmit janë mënyrat më të mira në promovimin e shoqërive globale me bazë rregullash bazuar në vlerat e të drejtave të njeriut dhe në respektimin e të drejtës ndërkombëtare.

 “T’u mohosh njerëzve të drejtat e tyre njerëzore do të thotë që të sfidosh vetë thelbin e njerzillëkut të tyre”. – ky ka qenë mësimi i Nelson Mandelës për të gjithë ne.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *