E hënë, 9 Nëntor 2026 Film TV deri në 03:00 Në vijim ora 03:00: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Meta në OKB: Migrimi sfidë e përbashkët, nevojë për bashkëpunim

Presidenti i Republikës Ilir Meta mori pjesë këtë të hënë në Konferencën Ndërqeveritare të Nivelit të Lartë, të organizuar nga OKB në Marok.

 

Në fjalën e tij, Meta duke iu drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së António Guterres si dhe 150 krerëve të shteteve dhe qeverive pjesëmarrës, deklaroi se Kompakti Global është rezultat i trendit gjithnjë në rritje të migrimit.

 

Reklamë

Ai tha se Kompakti Global është përgjegjësi ndaj jetës dhe dinjitetit të njerëzve dhe se të gjitha vendet preken nga migrimi.

 

Sipas Metës ky fenimen mund të luftohet vetëm nëpërmjet partneritetit mes vendeve të OKB.

 

“Është rezultat i shqetësimit tonë të përbashkët. Por është gjithashtu rezultat i domosdoshmërisë për një reagim kolektiv e të përbashkët në partneritet dhe solidaritet brenda një kuadri shumëpalësh. Kompakti Global është përgjegjësi ndaj jetës dhe dinjitetit të njerëzve. Të gjitha vendet tona, qoftë ato të origjinës, të tranzitit apo të vendmbërritjes, preken nga migrimi. Dhe me përvojën që kemi pasur kemi mësuar se mund ta trajtojmë këtë dukuri vetëm në partneritet, sepse është një proces shumë i vështirë dhe kompleks. Bëhet fjalë për të drejtat e njeriut; ka të bëjë me menaxhimin e kufijve; ka të bëjë me kostot financiare; ka të bëjë me kohezionin social; me sovranitetin dhe kështu mund të vazhdoj pafund”,

Më shumë video

Reklamë