E premte, 2 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Meta në Maltë, takohet me kreun e Kuvendit të Kuvajtit: Mirënjohje për mbështetjen

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim me kryetarin e Parlamentit të Kuvajtit, Marzouq Al-Ghanim.

 

Reklamë

Në fokus të bisedës, bën me dije kreu i shteti, ishte forcimi i marrëdhënieve mes dy vendeve.

 

Ai gjithashtu shprehu vlerësime për mbështetjen e Kuvajtit ndaj Shqipërisë nëpërmjet ndihmave humanitare.

 

“Një takim i ngrohtë në Valletta me Kryetarin e Parlamentit të Kuvajtit, Marzouq Al-Ghanim. Vlerësova rolin dhe kontributin e Tij në forcimin e marrëdhënieve tradicionale të shkëlqyera mes dy vendeve tona mike. Mirënjohje për vëmendjen dhe mbështetjen, si dhe për ndihmat e vyera financiare dhe humanitare të dhëna ndër vite nga Kuvajti në fusha të rëndësishme.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë