Subscribe

Kreu Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dalë në mbështetje të pedagogëve të cilët e kanë nisur vitin akademik me bojkot dhe protesta ndaj qeverisë, për plotësimin e 9 kërkesave të tyre.

 

Në një konferencë me gazetarët, Meta tha se janë të gjitha mundësitë për tu plotësuar kërkesat e pedagogëve ndërsa premtoi se kur PL të jetë në pushtet, prioriteti i saj do të jetë arsimi.

 

“Prioritet i Partisë së Lirisë nesër do të jetë arsimi. Nuk ka investim më të rëndësishëm për vendin dhe kombin tonë sesa arsimi. Janë të gjitha mundësitë të plotësohen kërkesat e pedagogëve që brenda dy viteve të kenë pagat që kanë kolegët e tyre në Kosovë.”

 

Më tej, ish-Presidenti ‘shigjetoi’ kryeministrin Rama duke e quajtur armik të betuar të prodhimit vendas, dhe ngriti pyetjen “Si shpjegohet që cmimet në Kosovë, në Maqedoni në Malin e Zi janë më të lira se në Shqipëri.”

 

Meta u shpreh se edhe Ukraina, që është në luftë, i ka çmimet më të ulëta se në Shqipëri.

 

“Ne kemi inicuar ndryshime të rëndësishme në radhë të parë për të hequr kufizimet për bizneset që investojnë në impiante fotovoltatike që këtë të drejtë ta ketë AKBN dhe jo ministria. Ky do të ishte një kontribut shumë i madh për konsumatorët familjarë dhe jo vetëm por dhe për bizneset për ta zgjidhur vetë cështjen e energjisë. Sepse brenda 4 vitesh ky investim është i vetëshlyer. Menjëherë pas kësaj iniciative, ky sharlatan del dhe kërcënon prodhuesit vendas të energjisë elektrike. Të cilët kanë mbajtur peshën kryesore të prodhimit. Ky do t’i vërë tatim të jashtëzakonshëm si etërit e tij dikur, për arsye se këto ja japin FTL.”- tha gjithashtu Meta në takimin me gazetarët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *