E enjte, 12 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:04 Në vijim ora 04:04: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Meta në Kalanë e Krujës: Përgjegjësi maksimale deri në fund

Presidenti i vendit, Ilir Meta këtë të premte ka vizituar Kalanë e Krujës, e cila është dëmtuar nga tërmeti katastrofik i 26 nëntorit.

 

Kreu i shtetit gjatë vizitës së tij ka konstatuar se Kulla e Kambanës dhe Teqeja e Dollmës, dy nga monumentet unike dhe mjaft të rëndësishme të Kalasë, kanë pësuar dëmtime shumë të rënda.

 

Reklamë

Gjithashtu presidenti ka apeluar fort per masa te menjehershme per riparimin e demeve.

 

“Vizitova sot Kalanë e Krujës, kurorën e krenarisë së trashëgimisë tonë kombëtare, të dëmtuar nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit. Veçanërisht Kulla e Kambanës dhe Teqeja e Dollmës, dy nga monumentet unike dhe mjaft të rëndësishme të Kalasë, kanë pësuar dëmtime shumë të rënda, për të cilat duhen marrë masa të menjëhershme për t’u riparuar dhe mbrojtur, për vetë simbolikën e fortë kulturore e kombëtare që përfaqësojnë. Puna e nisur duhet të ndiqet me përgjegjësi maksimale deri në fund!”

 

 

 

Më shumë video

Reklamë