Presidenti i Republikës, Ilir Meta, gajtë qëndrimit në Izrael pati një takim me Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev, ku e falenderoi këtë të fundit për solidaritetin dhe ndihmën e ofruar nga autoritetet bullgare pas tërmetit të 26 nëntorit.

 

Meta shprehu besimin se vizita e Presidentit Radev në Tiranë në javët e ardhshme do të konfimojë marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve si edhe vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Bullgarisë për integrimin euroatlantik të vendit tonë.

 

“Besojmë fuqishëm në qëndrimin mbështetës të Bullgarisë për çeljen e negociatave të pranimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, në Samitin e Zagrebit, në maj të këtij viti”.

 

Meta dhe homologu i tij Radev u dakordësuan se nxitja e projekteve për Korridorin 8 duhet të jetë në qendër të bashkëpunimit mes dy vendeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *