E premte, 13 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Meta në Hungari, takim me kryeministrin Orban

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, u takua me Kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orbán, ku i shprehu mirënjohjen për mbështetjen pa rezerva të dhënë për Shqipërinë për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE.

 

Meta, nënvizoi vullnetin e gatishmërinë e palës shqiptare për t’i ngritur këto marrëdhënie në nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve politike.

 

Reklamë

Ndër të tjera kreu shtetit, shprehu besimin se rivendosja e linjës direkte ajrore midis kryeqyteteve të të dy vendeve dhe hapja e Dhomës së Tregtisë së Hungarisë në Tirane ben që ky bashkëpunim të rritet ndjeshëm dhe që pas katër viteve Shqipëria dhe Hungaria ta festojnë 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me rezultate konkrete e domethënëse.

 

Dy bashkëbiseduesit u ndalën gjithashtu edhe në sfidat me të cilat përballen të dy vendet. Çështjet e emigracionit të paligjshëm dhe influencës së aktorëve të tretë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

 

Kryeministri Orbán e siguroi Metën për mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë së tij për Shqipërinë dhe shqiptarët si dhe forcimin e mëtejshëm të miqësisë historike midis dy popujve.

 

Më shumë video

Reklamë