Presidenti i Republikës, Ilir Meta këtë të premte së bashku me shumë vizitorë të tjerë nga Shqipëria ka përuruar hapjen tradicionale të “Festës së Verërave 2018” apo siç njihet ndryshe, të hapjes së buteve (fuçive) të verërave të reja,  në Pogradec.

 

Në këtë vizitë kreu i shtetit ka shprehur vlerësimin dhe konsideratën për organizimin e të tilla veprimtarive popullore dhe tradicionale, të cilat i shërbejnë si promovimit të prodhimeve vendase, ashtu edhe zhvillimit të turizmit.

 

“Të gjithë e duan Pogradecin, jo vetëm për historinë, traditat, por edhe për kontributet e jashtëzakonshme që ka dhënë përgjatë gjithë historisë për kombin tonë. Të gjithë e duan Pogradecin, jo vetëm për peizazhin e jashtëzakonshëm, për klimën, për qetësinë, por e duan dhe dëshirojnë të kthehen gjithmonë këtu për mikpritjen e pogradecarëve.”

 

Gjithashtu në fjalën e tij Meta ka përshëndetur prodhuesit, për mikpritësit pogradecarë, për të gjithë verëbërësit dhe “çudibërësit” e kulinarisë lokale.

 

Me këtë rast presidenti Meta ka uruar të gjithë prodhuesit, mikpritësit pogradecarë dhe popullin, ku ndër të tjera ka theksuar se le të punojmë të gjithë së bashku, për një Vit të Ri më të mbarë, më të bashkuar, më me urtësi e më me begati për të gjithë shqiptarët.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *