E martë, 10 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:50 Në vijim ora 03:50: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Meta në Budapest: Na ndihmoni për konsensusin në BE

Ndërsa Shqipëria prêt hapjen e negociatave të anëtarësimit, presidenti meta zhvilloi një vizitë në Hungari, ku kërkoi mbështetjen e këtij vendi për procesin e integrimit.

 

Kreu i shtetit u prit me një ceremoni të posaçme nga homologu i tij János Áder.

 

Reklamë

Në konferencën e përbashkët për shtyp, Meta nënvizoi nevojën për arritjen e konsensusit brenda Këshillit të BE-së.

 

“Jemi të ndërgjegjshëm se kjo nuk është periudha më e mirë për Bashkimin Evropian, por shpresojmë se në fund të këtij muaji të gjitha Vendet Anëtare të saj do të mbështesin çeljen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë. Besoj se Hungaria do të kontribuojë në arritjen e konsensusit të nevojshëm brenda BE-së në këtë drejtim”.

 

Nga ana e tij, presidenti i Hungarisë János Áder, siguroi Metën se vendi i tij do vazhdojë ta mbështesë Shqipërinë në rrugën drejt integrimit.

 

“Shqipëria do të vazhdojë punën e saj drejt anëtarësimit në BE. Hungaria mbështet të gjitha përpjekjet e Shqipërisë në këtë drejtim dhe sot në takimin me presidentin Meta I sigurova edhe njëherë mbështetjen e vendit tonë për në BE”.

 

Dy presidentët folën edhe për lidhjet e forta midis dy kombeve, që kur 80-vjet më pare Princesha Geraldinë Appony u bë Mbretëresha e shqiptarëve, por edhe për bashkëpunimin ekonomik e tregtar. Më tej ata u ndalën edhe në zhvillimet më të fundit në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe sfidat e kërcënimet me të cilat vëndet e këtij rajoni po përballen.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë