Presidenti i Republikës Ilir Meta në samitin e Brdo Brijunit një ndër çështjet që ka përmendur ka qenë edhe ai për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, duke iu referuar edhe situatës politike në rajon.

 

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook Meta shkruan se  mosmarrëveshjet e vjetra e kokëforta kapërcehen me zgjidhje që shohin drejt së ardhmes.

 

“Mosmarrëveshjet e vjetra, kokëforta e të paepura dypalëshe është e mundur të kapërcehen me zgjidhje që shohin drejt së ardhmes dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë kanë mundësi të përmirësohen edhe më tej në rajonin tonë, nëse kanalizohen drejt perspektivës së duhur europiane dhe euroatlantike. Në këtë drejtim, pesha dhe rëndësia e Marrëveshjes së Prespës është e jashtëzakonshme, dhe si e tillë meriton të çmohet si një arritje e madhe”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *