Subscribe

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka vizituar sot Reçakun në 21 vjetorin e masakrës që ndodhi në këtë fshat nga forcat serbe.

 

I shoqëruar nga  presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, Meta është shprehur se masakra ishte një akt që nuk mund të përmbyllej me fjalë më sakte se si e kishte përmbyllur atë kohë ish-ambasadori i OSBE-së,  William Walker, pra krim kundër njerëzimit.

 

Ndër të tjera në fjalën e tij kreu i shtetit ka thënë se masakra tregoi se gjithëherë liria dhe dinjiteti triumfon ndaj gjenocidit dhe barbarizmit njerëzor.

 

“Ai ishte një akt që nuk mund të përmbyllej më saktë se me tri fjalë: Krim kundër njerëzimit. Ky ishte një akt që shokoi mbarë botën por që vuri në lëvizje botën përendimore, më pas përmes ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë. Kjo dhe masakra të tjera në Kosovë me plan spastrimin etnik, treguan se liria dhe dinjiteti njerëzor triumfojnë ndaj gjenocidit dhe barbarizmit njerëzor. Çdo përpjekje për të mohuar këtë masakër, por edhe çdo masakër tjetër në këtë rajon është një rrezik për riciklimin e dhunës.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *