Presidenti i Republikës, Ilir Meta e ka quajtur arritje historike miratimin e marrëveshjes së Prespës për çështjen e emrit të Maqedonisë nga parlamenti grek.

 

Përmes një postimi në Facebook, Meta shkruan se miratimi i marrëveshjes së Prespës është nje lajm i shkëlqyer për marrëdhëniet dypalëshe me Maqedoninë e Veriut.

 

“Miratimi i Marrëveshjes së Prespës edhe nga Parlamenti grek është një lajm i shkëlqyer për marrëdhëniet dypalëshe me Maqedoninë e Veriut dhe për perspektivën europiane dhe euro-atlantike të rajonit tonë! Përgëzime për këtë arritje historike!”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *