Edhe tre dekadash pas 2 prillit, Shqipëria është ende në udhëkryq dhe në luftë për votën e lirë. Me këto fjale Presidenti Ilir Meta përkujtoi 4 dëshmorët e 2 prillit, të cilët mbeten të vrarë pas thirrjeve për liri dhe demokraci. Por për kreun e shtetit, sot nuk mjafton përkujtimi por duhet çuar deri në fund amanetin e tyre.

Ilir Meta u pyet edhe nëse po merr rolin e kreut të opozitës, por ai sqaroi se ka vetëm një detyrë, duke i dërguar dhe një mesazh Edi Ramës lidhur me idenë e ardhjes se punëtoreve të huaj në vendin tonë.

“Sot jemi këtu për të nderuar kujtimin e tyre të paharruar, por edhe për tu angazhuar se do ta çojmë deri në fund amanetin e tyre dhe dëshmorëve të tjerë që kanë rënë për demokraci në Shqipëri. Ende Shqipëria vuan nga mungesa e zgjedhjeve të lira, dhe kapja e shtetit që ka marrë peng Integrimin, është momenti që të gjithë në 25 Prill të vendosim në shina demokracinë. Unë jam i bindur se Shkodra do të jetë në krye të këtij marshimi, siç ka qenë dhe në kohërat më të errëta të vendit tonë. Unë kam pasur ftesën si president për të qenë sot këtu, sepse ky është një moment tepër i rëndësishëm, pasi vendi është në një situatë kritike në një udhëkryq, nga e cila do të dalim me sukses, falë ndërgjegjësimit të qytetarëve. Unë çdo përgjegjësi që kam do ta shlyej duke qenë në krye të mbrojtjes së demokracisë në 25 Prill, kështu do të ndërojmë të gjithë ata patriotë që u martirizuan.”

Në memorialin e 2 prillit vendosën kurora më herët dhe ish-kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli, si dhe figura të tjera të politikës.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *