Presidenti i Republikës, Ilir Meta i ka dërguar një mesazh në distancë kryeministrit Edi Rama. Mesazhi lidhet me propozimet e bëra nga opozita, por jo vetëm, për përballimin e situatës së krijuar nga koronavirusi. Meta i kërkon Ramës t’i pranojë këto propozime në të mirë të qytetarëve.

 

“Të gjitha idetë dhe propozimet realiste e konstruktive për përballimin e situatës ekonomike e sociale, për shkak të emergjencës të shfaqur, me qëllim menaxhimin sa më efektiv e të suksesshëm, duhen mirëpritur e studiuar me përgjegjshmëri dhe vizion në interesin më të mirë të vendit dhe qytetarit, jo vetëm tani, por dhe në perspektivë afatgjatë. ??”

 

Partia Demokratike ka propozuar një plan ekonomik me tetë pika, përmes së cilës demokratët pretendojnë se mund të ndihmohen qytetarët dhe bizneset në këto ditë të vështira. Por Edi Rama i ka refuzuar këto propozime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *