Presidenti Ilir Meta i ka shprehur ngushellime familjes së të ndjerit Sabit Brokaj, i cili u nda nga jetën në moshën 78-vjeçare.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, kreu i shtetit shkruan se kjo humbje e pazëvëndësushmë i trishtoi të gjithë.

“Trishtues lajmi për ndarjen nga jeta të Profesor Sabit Brokaj, mjekut dhe intelektualit të shquar, gjithmonë të angazhuar në çështjet kombëtare edhe si deputet e ministër. Ngushëllimet më të ndjera familjes Brokaj, të afërmve dhe miqve të tij për këtë humbje të pazëvendësueshme që na lëndoi të gjithëve ne që e njohëm nga afër. I paharruar kujtimi i Profesor Sabitit!”

Edhe kryeparlamentari Gramoz Ruçi shprehu gjithashtu ngushëllime. Ai e quajti  Brokajn “një ndër personalitetet e mjekësisë dhe bashkëthemelues të së majtës shqiptare”.

“Sabiti do të na mungojë gjatë të gjithëve, por boshësinë e krijuar me ikjen e tij të parakohshme, do të mbushin kujtimet e respekti dhe nderimi për këtë bir të shquar të Shqipërisë e të Labërisë, për këtë trim të mendjes e të veprimit, për këtë patriot të madh, për këtë njeri të jashtëzakonshëm, që u shërbeu familjes, atdheut dhe njerëzve deri në çastet e fundit të jetës”, shkruan Gramoz Ruçi.

Sabit Brokaj, i cili ka shërbyer si ministër i Shendetësisë dhe i Mbrojtjes ndërroi jetë pas një ataku kardiak.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *