E hënë, 28 Shtator 2026 Zilia deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Meta mesazh për 1 Qershorin: Të ecim dorë për dore me fëmijët

Presidenti Ilir Meta uroi fëmijët për festën e 1 Qershorit këtë të hënë.

Reklamë

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta tha se të gjithë duhet të punojnë për të realizuar ëndrrat e të vegjëlve dhe për të mbrojtur të drejtat e tyre.

“Në Ditën e Festës së tyre, një urim të ngrohtë e të përzemërt për të gjithë fëmijët shqiptarë: Gëzuar 1 Qershorin! Të ecim gjithmonë dorë për dore me fëmijët, për të mos u dorëzuar deri në realizimin e ëndrrave të tyre shumëngjyrëshe, për t’ju ruajtur buzëqeshjen e çiltër, për të mësuar nga sinqeriteti dhe dashuria e tyre, për të ndërtuar Shqipërinë e vërtetë europiane! Të mbrojmë të drejtat e fëmijëve çdo ditë me vepra dhe jo me fjalë, dhe t’ju garantojmë një të ardhme të sigurt dhe frymëzuese në Atdheun tonë! ????????”

Vazhdo të lexosh

Reklamë