Subscribe

Edhe festimet e këtij viti e gjetën politikën të përçarë, pasi presidenti dhe kryeministri ndoqën destinacione të ndryshme pas ceremonisë. Por, kreu i shtetit shfrytëzoi rastin të përcillte mesazhin e bashkimit.

 

“Sot kemi vetëm mesazhe bashkimi kudo, për të gjithë shqiptarët sepse ky është flamuri i të gjithë shqiptarëve, i Ismail Qemalit, Isa Boletinit dhe është frymëzim për t’u bashkuar dhe reflektuar që Shqipëria të ketë vendin që meriton prej kohësh në BE. Vlora do të jetë në krye të bashkimit në të gjitha kohët siç ka qenë gjithmonë dhe të patriotizmit për të mirën e Shqipërisë”, u shpreh Meta.  

 

Për të tretin vit, festimet për ditën e flamurit u mbajtën me kufizime për shkak të tërmetit dhe pandemisë. Por, masat anticovid dhe moti i keq, nuk penguan të mëdhenj e të vegjël të ndjekin aktivitetet e rastit.

 

Siç është bërë traditë tashmë, Vlora mirëpriti shqiptarët e Kosovës, disa prej të cilëve për herë të parë. Të mbështjellë krahëve ata mbanin flamurin shqiptar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *