E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Meta me zyrtarin amerikan: Lufta kundër terrorizmit, prioritet absolut

Në vijim të vizitës së tij zyrtare në SHBA, Presidenti i Republikës, Ilir Meta u takua këtë të shtunë me bashkëkyretarin e Komisionit për Politikën e Jashtme në Kongresin Amerikan, Michael McCaul. Kreu i shtetit ndau në “Facebook” një foto nga takimi, si edhe temat e diskutuara. Sipas tij, për Shqipërinë është prioritet lufta kundër terrorizmit.

 

“Kënaqësi të ritakohesha me Bashkëkryetarin e Komisionit për Politikën e Jashtme në Kongresin Amerikan, z.Michael McCaul. Mbështetja bipartizane në Kongres mbetet kyç për forcimin e partneritetit tonë strategjik dhe konsolidimin e arritjeve pozitive në rajon, si pjesë e hapësirës dhe vlerave euroatlantike. Lufta kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, një prioritet absolut, ndërsa duhet shtuar bashkëpunimi ekonomik dhe investimet amerikane në Shqipëri dhe rajon.”

 

Të premten Ilir Meta u takua edhe me të dërguarin e posaçëm të SHBA për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, me të cilin diskutoi për negociatat dhe reformën në drejtësi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë