E martë, 10 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Meta më popullor se Rama e Basha

Të nxitur nga njoftimi i policisë një ditë më parë, për arrestimin Ilir Metes, 54-vjecarit banues në Tiranë i akuzuar për vjedhje, identitet i njejte me ate te kryeparlamentarit, Vizion Plus ka kryer një vëzhgim në Gjendjen Civile mbi popullaritetin e identitetit të politikanëve kryesorë në Shqipëri.

 

Nga ky vëzhgim rezultoi se me emrin identik më i populluar në vend është Ilir Meta, me plot 52 persona të regjistruar.

 

Reklamë

Pranë tij, në vendin e dytë ndodhet Lulzim Basha me 7 persona me kete identitet, ndërsa 6 vetë me emrin Sali Berisha.

 

Nderkohe me emrin Edi Rama ne listen e gjendjes civile jane regjistruar vetëm 4 persona.

Vazhdo të lexosh

Reklamë