Presidenti i Republikës, Ilir Meta, gjatë vizitës së tij zyrtare në Egjipt është takuar edhe me kryeministrin e Republikës Arabe të Egjiptit, Mostafa Kemal Madbouly.

 

Në këtë takim kreu i shtetit Meta ka shprehur kënaqësinë e veçantë për vizitën në Egjipt, duke e quajtur dëshmi të vullnetit të përbashkët për një fillim të ri në marrëdhëniet midis dy vendeve.

 

Gjithashtu në këtë takim është diskutuar edhe në lidhje me nevojën e mbledhjes së Komisionit të Përbashkët në një kohë sa më të afërt, si dhe për përfundimin e marrëveshjeve që do pasurojnë kuadrin ligjor dhe do të ndihmojnë  në forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik e kulturor.

 

Meta, nënvizoi gjithashtu, nevojën e bashkëpunimit në fushën e energjisë, të turizmit e të transporit ajror e detar.

 

Nga ana tjetër Meta, e siguroi Kryeministrin Madbouly se, falë pozicionit gjeografik, Shqipëria mund të bëhet një portë hyrëse e sipërmarrjeve egjiptiane për rajonin e Ballkanit.

 

Ndërsa Kryeministri Madbouly, vlerësoi mundësinë e bashkëpunimit mes autoriteteve portuale, si dhe u shpreh se të dy vendet mund të bëjmë shumë për forcimin e rolit të tyre në rajonet respektive.

 

Gjatë takimit u bisedua edhe mbi zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe për nevojën e rritjes së bashkëpunimit për adresimin e sfidave të përbashkëta në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *