Presidenti Ilir Meta  gjatë qëndrimit të tij në Estoni është takuar me kryeministrin, Juri Ratas.

 

Kreu i shtetit përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan se në këtë takim kryeministri i Estonisë i ka mirënjohjen për kontributin e Shqipërisë në forcimin e sigurisë në rajonin e Balltikut, në kuadër të NATO-s.

 

“Një takim miqësor, mjaft i frytshëm dhe konstruktiv me Kryeministrin e Estonisë, z.Juri Ratas. Shqipëria dhe Estonia kanë mundësi të jashtëzakonshme për të forcuar marrëdhëniet e shkëlqyera, veçanërisht bashkëpunimin ekonomiko-tregtar. Kryeministri Ratas më shprehu mirënjohjen për kontributin e vendit tonë në forcimin e sigurisë në rajonin e Balltikut, në kuadër të NATO-s, në misionin ushtarak në Letoninë fqinje. Shqipëria duhet të përfitojë nga modeli i shkëlqyer i E-Estonia në inovacion, start-up dhe e-services. Një fushë e bashkëpunimit është edhe ajo e sigurisë dhe mbrojtjes kibernetike, ku përvoja e Estonisë do të jetë një mbështetje e shkëlqyer në kuadër të sfidave të përbashkëta që ndajmë si dy vende anëtare të NATO-s. E falenderova për mbështetjen konstante që Estonia ka dhënë në procesin e integrimit europian të Shqipërisë. Kemi besim tek Vendet Balltike për vendimin e 18 tetorit.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *