Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim me homologët e Kroacisë dhe atë të Malit të Zi gjatë vizitës që po zhvillon në Francë.

 

Në një postim në “Facebook”, teksa ka psotuar një foto nga takimi, presidenti shprehet se të tre vendet kanë një vision të përbashkët për të ardhmen si dhe janë të vendosura për qëllimet e tyre euroatlantike.

 

“Si gjithmonë një takim i përzemërt: Tre vende shumë mike, marrëdhënie të shkëlqyera, me vizion të përbashkët për të ardhmen, të vendosura në qëllimet e tyre euroatlantike dhe rajonale. Faleminderit Presidente Kolinda Grabar-Kitarovic dhe President Milo Đukanović.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *