E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 01:35 Në vijim ora 01:35: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Meta: Mbyllja e dialogut Kosovë-Serbi, përforcon të ardhmen evropiane të rajonit

Presidenti Ilir Meta është takuar më ish-kryenegociatoren e Kosovës, Edita Tahiri, e cili i qëndron e palëkundur idesë së saj kundër shkëmbimit të territoreve me Serbinë.

 

Kreu i shtetit shprehet edhe gjatë këtij takimi kundër shkëmbimit të territoreve, duke theksuar se duhet të forcohet bashkëjetesa midis serbëve dhe shqiptarëve në të dyja shtetet.

 

Reklamë

“Shumë i lumtur të takoja znj.Edita Tahiri, politikanen e njohur dhe ish-Zv/Kryeministren e Kosovës. Pavarësia e Kosovës dhe konfirmimi i saj nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, arritje madhore që i shërbyen edhe stabilitetit të rajonit tonë. Përmbyllja e dialogut Kosovë-Serbi duhet të garantojë jo vetëm njohjen reciproke por edhe të forcojë bashkëjetesën midis serbëve e shqiptarëve në të dy shtetet. Vetëm kështu përforcohet e ardhmja evropiane e të dy vendeve dhe e rajonit tonë.”

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë