E enjte, 5 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Meta mbledh sërish kuvendin  

 

Kryetari i kuvendit Ilir Meta ka thirrur sërish kuvendin në seancë të jashtëzakonshme më datën 18 prill, për krijimin e dy komisioneve te tjera “ad hoc” për vettingun. Në letrën drejtuar grupeve parlamentare, Meta u ka bërë thirrje që të sjellin propozimet e tyre, për organet që do të merren me verifikimin e figurave të prokurorëve dhe gjyqtarëve. Komisioni i parë përbëhet nga 12 anëtarë, ndërsa komisioni tjetër nga 6 anëtarë. Gjysma e emrave në këto komisione i takojnë opozitës, e cila prej kohësh ka shpallur bojkotin e kuvendit. Një ditë më parë, parlamenti miratoi ngritjen e komisionit ad hoc me 6 anëtarë, por u kaluan vetëm tre emrat e paraqitur nga mazhoranca.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë