Presidenti Ilir Meta ka ngrënë një drekë më socialistët e vjetër këtë të mërkurë. Në “Facebook”, ai postoi një foto nga dreka me Ndre Legisin dhe Mark Nikollin. Meta premtoi se ditë më mira do të vijnë dhe se Shqipëria në BE do të jetë një realitet shumë shpejt.

 

“Kënaqësi të jem në një drekë ish-eurosocialistësh, me miqtë e mi, Ndre Legisi dhe Mark Nikolli. Ishin kohë të paharruara! Kohë më të mira do të vinë! Shqipëria si gjithë Europa, shumë shpejt një projekt i përmbushur! 🇦🇱🇪🇺”

 

Ndre Legisi ka qenë deputet i PS, ndërsa Mark Nikolli kreu i Komisionit të Garancive Staturore në PS.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *