Presidenti Ilir Meta për herë të parë që nga shpërthimi i pandemisë, ka mbledhur në një takim online mjekët, prej të cilëve ka kërkuar mendime dhe sugjerime për situatën e COVID-19.

 


ILIR META


Situata është kritike dhe po njeh një përshkallëzim mjaft shqetësues dhe me uljen e temperaturave, por sikurse e dini, ju kemi ftuar për të dëgjuar mendimet tuaja.

 

E pas kësaj, kreu i shtetit ja dha fjalën mjekëve, të cilët ngritën shqetësime që nga rritja e numrit të testimeve e deri tek përafrimi i strategjive.

 


Nëse dje kishim 800 raste, ne duhet të testojmë të paktën 8000 veta në ditë, sepse dëgjoi shumë shprehen se ja vende të tjera që testohet shumë, u doli jashtë kontrollit por imagjino mos të testohej, çfarë katrahure do ishte.

Përafrimi strategjik duhet të bazohet mbi evidence. Nuk mund t’i themi qytetarit mbaj maskën në rrugë, kur dihet që ka efekt fare të vogël. Nuk mund t’i themi ndalohet të dalësh pas orës 22, kur e dimë që kjo ka efekt vetëm në Tiranë.

Testet e shpejta të antigjenit,  duhet të jenë pjesë e protokolleve të diagnostifikimit. Janë më të larta se PCR fallco-negativitet.

 

Por duket se edhe në këtë rast, nuk munguan debatet ku zv. ministri i shëndetësisë, kërkoi që ai të kishte folur i pari, pasi sipas tij gjithçka që u artikulua, është realizuar.

 

Albert Nikolla

Zv. ministri i Shëndetësisë


Do të kishte qenë e udhës te unë të flisja i pari dhe pastaj kritikat e tjera do të kishin qenë shumë konstruktive, sepse çfarë thanë kolegët e nderuar mjek, ne i kemi bërë. U tha nuk ka strategji, ja ku i kemi të gjitha strategjitë i ka bërë komitetit, Ishp, OBSH….

 

Në fund, Ilir Meta me tone të qeta, u shpreh se gjithçka që është me vlerë do t’i dërgohet Ministrisë së Shëndetësisë.

 

Në të gjitha këto shqetësime që i vlerësojmë realiste do ja përcjellim qeverisë, atë që ne gjykojmë që mund të kihen në konsideratë, sepse në fund fare të gjitha vendimet do t’i marri qeveria dhe jam i bindur që edhe qeverisë i duhen sa më shumë ide inovative, pasi edhe ajo është në presion të fortë të situatës.

Edhe gjithmonë mendimet e ekspertëve janë të vlefshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *