Subscribe

Menjëherë pas pushimeve per festat e fundvitit axhenda e kryetarit te kuvendit Ilir Meta, ka nisur me disa takime me ministrat e LSI ne ambientet e kryesisë se kuvendit. I pari qe ka mbërritur ne zyren e Metes, ka qene Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto e me pas kane mbërritur edhe Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha dhe Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani. I vetmi qe ka pranuar te flase rreth takimit ka qene ministri Manjani, i cili e ka cilësuar kete si takim rutine. Ndërkaq Manjani është ndalur edhe tek reforma ne drejtësi duke përsëritur vullnetin per te miratuar çdo propozim te Venecias. Manjani ka sqaruar edhe faktin qe ish-ministri demokrat i drejtësisë Ilir Rusmali është ekspert i ministrisë qe ai drejton. Prej 2 ditësh, ekspertet po punojnë per gjetjen e kompromisit per paketen kushtetuese ne kuadër te reformës ne drejtësi, duke u bazuar mbi opinionin paraprak te Komisionit te Venecias.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *