Subscribe

Presidenti Ilir Meta ka komentuar këtë të hënë vendimin e Gjykatës së Apelit ndaj Dritan Dajtit për zhbërjen e dënimit me burgim të përjetshëm.

 

Në një prononcim për mediat, pas konferencës të organizuar nga INFOÇIP me temë “Marrëdhëniet e Punës dhe Shqyrtimi Gjyqësor”, Meta deklaroi se mbështet fuqimisht reagimin e ambasadorit Soreca për mbledhjen e menjëhershme të KLGJ dhe prokurorisë për të vlerësuar rastin.

 

“Mbështes fuqimisht reagimin dhe thirrjen e ambasadorit të Bashkimit Europian, zoti Soreca, që KLGJ-ja dhe Prokuroria e Përgjithshme të vihen në lëvizje për të vlerësuar dhe për të verifikuar dhe hetuar çështjen në fjalë.”

 

Por krahas kësaj deklarate Meta u pyet edhe në lidhje me rrëzimin e dy kandidaturave për KLSH nga mazhoranca dhe nëse deputeti Angjeli do të jetë I përzgjedhuri I radhës për këtë post.

 

“Unë jam i bindur që të gjitha zgjidhjet dhe propozimet e Presidentit të republikës synojnë forcimin e institucioneve të pavarura, dhe gjithmonë këtë gjë do të synojnë. Synojnë forcimin e sundimit të ligjit në vend dhe jo të sundimit të shumicave.”

 

 

Ndërkohë kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla e cilësoi të turpshëm vendimin e denimit me 25 vjet burg për vrasjen e 4 efektivëve të policisë.

 

 

 

“ Përfitoj nga rasti të shpreh shqetësimin në lidhje me atë vendim skandaloz nga disa gjyqtare që ende nuk kanë kaluar procedin e vetingut. ”

 

 

Vendimi i apelit të krimeve të rënda për Dritan Dajtin është denoncuar edhe nga opozita,.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *