Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
01 September 2026
Vizion fokus

E rëndë, ra në kontakt me energjinë elektrike, ndërron...

Dita e 93 e protestës, qytetarët nisin marshimin në...

Magyar kritikon BE: Duam vetëm të mbijetojmë apo të...

Shpërthim në një fabrikë fishekzjarrësh, humbin jetën 11 persona...

Von der Leyen: BE duhet të përgatitet për më...

Muçi-Salah dhe gol, tjetër kombinim perfekt i dyshes së...

E rëndë në Malin e Zi, vrasje e trefishtë...

Ligji “Mamdani”: Kongresisti Roy kërkon dëbim dhe heqje shtetësie...

Situata e zjarreve në vend, 4 vatra mbeten aktive

Përmbytjet në Nepal/ Pak shpresë për të mbijetuar, mbi...

Meta mbështet nismën e Konfindustrisë për pezullimin e procesit të fiskalizimit

19 Janar 20:21

Presidenti Ilir Meta njofton se mbështet nismën e Konfindustrisë për pezullimin e përkohshëm të procesit të fiskalizimit të detyrueshëm për bizneset, deri në dhënien e sigurive të plota teknike dhe ligjore nga shteti shqiptar për mbrojtjen e të dhënave tregtare të bizneseve.

 

Kreu i shtetit ka shprehur mbështetjen edhe për ngritjen e Komisionit Hetimor parlamentar për nxjerrjen e plotë dhe marrjen e përgjegjësive penale dhe financiare të institucioneve shtetërore dhe kompanive private, shkaktarë të skandalit të rrjedhjes në publik të të dhënave personale të qytetarëve në fund të vitit të kaluar.

 

Reagimi i presidentit Meta:

 

Pasi jam njohur zyrtarisht, si dhe duke vlerësuar interesin e madh publik, kushtetues, sigurisë kombëtare dhe përgjegjësive euroatlantike të vendit, mbështet nismën e Konfindustrisë për pezullimin e përkohshëm të procesit të fiskalizimit të detyrueshëm për bizneset, deri në dhënien e sigurive të plota teknike dhe ligjore nga shteti shqiptar për mbrojtjen e të dhënave tregtare të bizneseve.

Skandali i rrjedhjes së të dhënave personale të qindra mijë qytetarëve shqiptarë në dhjetor 2021 drejtpërdrejt nga agjensia shtetërore përgjegjëse AKSHI, tregon problematikat e shumta të sotme të sigurisë së rrjeteve të informacionit.

U tërheq vëmendjen institucioneve shtetërore, që në rastin e ngjashëm të mundshëm të rrjedhjes së të dhënave masive të siguruara në kohe reale nga procesi i fiskalizimit me detyrim edhe nga dhjetra kompani private ndërmjetëse, pasojat do të jenë shumë më të rënda sesa të skandalit të dhjetorit 2021.

Në ketë rast pasojat do të jenë të rënda për mbi 120 mijë biznese, që rrezikohen nga penalizime gjyqësore në vlera të jashtëzakonshme për shtetin shqiptar, goditje në afatgjatë për ekonominë dhe deri në cenim të sigurisë kombëtare dhe rendit kushtetues.

Mbështes gjithashtu kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar për nxjerrjen e plotë dhe marrjen e përgjegjësive penale dhe financiare të institucioneve shtetërore dhe kompanive private, shkaktarë të skandalit të rrjedhjes në publik të të dhënave personale të qytetarëve dhe bizneseve në dhjetor 2021.

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
Ilir Meta Konfindustria Kuvend ligj

Nga e njëjta kategori

Ndryshon drejtori i Policisë së Elbasanit, ja kush emërohet

më shumë...

Dita e 93 e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugë

më shumë...

Valë ndryshimesh në Policinë e Shtetit, ja kush u largua

më shumë...

Tragjedi në Romë! Gjenden të pajetë në banesë prindërit dhe vajza 5-vjeçare

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:52

Çfarë thotë shkenca për nënat që flenë...

10:48

Disa mënyra për të minimizuar rrathët e...

10:37

Ndryshon drejtori i Policisë së Elbasanit, ja...

10:33

E rëndë, ra në kontakt me energjinë...

10:20

Dita e 93 e protestës, qytetarët nisin...

10:11

Valë ndryshimesh në Policinë e Shtetit, ja...

10:11

Magyar kritikon BE: Duam vetëm të mbijetojmë...

10:03

Çfarë është ishemia cerebrale?

9:58

Shpërthim në një fabrikë fishekzjarrësh, humbin jetën...

9:38

A i “pastron” veshkat një gotë ujë...

9:18

Von der Leyen: BE duhet të përgatitet...

9:10

Muçi-Salah dhe gol, tjetër kombinim perfekt i...

8:45

E rëndë në Malin e Zi, vrasje...

8:40

Ligji “Mamdani”: Kongresisti Roy kërkon dëbim dhe...

8:31

Situata e zjarreve në vend, 4 vatra...

8:09

Përmbytjet në Nepal/ Pak shpresë për të...

8:07

Humbi jetën gjatë transportit për në Tiranë...

7:46

Tragjedi në Romë! Gjenden të pajetë në...

7:33

Plagoset me thikë 39-vjeçari në Tiranë

7:19

Çfarë i ndodh organizmit kur qëndrojmë gjithë...

Më të klikuarat

  • “Nëse nuk kthehesh në shtëpi, do të kesh një jetë ferri”, pr...
  • Pas shkarkimit nga Veliaj, Ristani largohet përfundimisht ng...
  • 37-vjeçarja shtatzënë ndërroi jetë gjatë transportimit në Ti...
  • Pësoi arrest kardiak në burg, ndërron jetë 32-vjeçari në Vlo...
  • E rëndë, ra në kontakt me energjinë elektrike, ndërron jetë...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.