Subscribe

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një konferencë për shtyp ka komentuar Primaret për Bashkinë e Tiranës.

 

Në këto Primare, të paktën për Bashkinë e Tiranës, PL nuk ka dorëzuar asnjë kandidaturë.

 

Sipas marrëveshjes që ka me PD-në, Meta tha se do të mbështesë kandidaturat që janë zyrtarizuar.

 

“Secilin prej tyre e shoh më të fortë. Ai që do përzgjidhet në këtë proces, cilido do të gëzojë përkrahjen tonë. Situata në Tiranë është katastrofë në të gjithë treguesit e qeverisjes vendore, shtoi asaj edhe gjithë kusuret e qeverisë qendrore, mungesën e transparencës dhe llogaridhënie zero që është sot në këtë nivel. Situata është shumë pozitive për opozitën, i ftoj kandidatët të përqendrohen te programi i tyre për t’ua rikthyer Tiranën qytetarëve dhe për të vendosur llogaridhënien në kryeqytetin e Shqipërisë”, tha Meta.

 

Nga ana tjetër, në lidhje me protestën e 12 nëntorit, Meta është shprehur kundër dhunës.

 

Unë jam i bindur se protesta e 12 nëntorit do të jetë një shkëlqim i qytetarisë së Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë. Opozita është e vendosur në këtë drejtim. Dhuna as ka qenë dhe as nuk është aleat i opozitës. Përkundrazi qytetarët dalin kundër dhunës sistematike që bëhet nga qeveria Rama, do të dalin kundër dhjetëfishimit të gjobave, kundër nxjerrjes së fëmijëve nga kopshtet. Pra, kemi dhunë të vazhdueshme, duke i shtuar atë bullizmin e përditshëm. Ndërkohë që vjedhin çdo ditë shqiptarët”,tha Meta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *