Subscribe

Presidenti i Republikes Ilir Meta ka mbeshtetur masat e marra nga qeveria ne betejen kunder koronavirusit. Ne nje interviste per gazetaren Pranvera Borakaj ne emisionin “7 pa 5”, ne Vizion Plus, qytetari i pare i vendit u ka bere thirrje te gjithe shqiptareve te zbatojne vendimet e qeverise dhe keshillat e mjekeve.

 

ILIR META

PRESIDENT I REPUBLIKES

 

“Mendoj se masat kanë qenë pozitive në tërësinë e tyre deri tani dhe jam i sigurt se do të përmirësohen gjithnjë e më shumë. Është e domosdoshme që të gjithë qytetarët të jenë të vëmendshëm dhe të kujdesshëm për të qenë të disiplinuar, për t’i zbatuar të gjitha këshillat që japin autoritetet e shëndetit publik, për të evituar të gjitha lëvizjet dhe kontaktet e panevojshme dhe të tepërta dhe ta shohin me më shumë pozitivtet këtë situatë dhe të mos humbasin qetësinë dhe durimin dhe mbi të gjitha besimin se kjo situatë së shpejti do të tejkalohet.”

 

Te njejten mbeshtetje per qeverine kryetari i shtetit ka dhene edhe per masat ndaj biznesit. Presidenti Meta ka theksuar se prioriteti i pare eshte shendeti i qytetareve dhe menyra si do te zhvillojme kete beteje do te ndikoje edhe ne ringritjen e ekonomise.

 

“Prandaj sa më të kujdesshëm të jemi, sa më efiksaë të jemi me masat parandlauese dhe në respektimin e këtyre kufizimeve, aq edhe më e shkurtër do të jetë koha kur ne do të duhet të përjetojmë kufizime të tilla dhe vetë ekonomia një ngadalësim që është i natyrshëm për t’u riktheyr më opas në një fazë tjetër të rritjes ekonomike. Mendoj që qeveria ka marrë masat e duhura si masa të para për këtë situatë duke realizuar një financim shtesë pa prekur ende shpenzimet, siç kanë vepruar edhe qeveri të tjera duke patur një rritje të moderuar të borxhit”

 

Qasja publike e Presidentit te Republikes ne kete periudhe te krizes se koronavirusit eshte qartesisht e ndryshme nga sjellja e tij para 8 marsit. Por a ka ndryshuar vertet strategjia e Ilir Metes?

 

“Axhenda e parë dhe e fundit e një presidenti është mbrojtja dhe respektimi i Kushtetutës në të gjitha kushtet dhe në të gjitha rrethanat. Kjo është një axhendë që nuk mund të ndryshojë asnjëherë deri në ditën e fundit të prsidentit në zyrën e këtij institucioni. Kjo është e padiskutueshme.’

 

Pak ore pasi ne Kosove u rrezua qeveria Kurti, Presidenti i Republikes ka komentuar edhe situaten ne Prishtine.

 

 “Në Kosovë kemi vënë re që ndonëse para 10 ditësh nuk ka asnjë qytetar të prekur, aktualisht përhapja e pandemisë ka marrë ritme shumë shqetësuese. Kështu që mendoj se përballimi i situatës së krijuar nga kjo pandemi duhet të jetë prioriteti numër një për të gjithë udhëheqësit e Kosovës, të cilët duhet të mendojnë se si do të japin një zgjidhje “Pro Kosovë” dhe jo “anti-Kurti”.

 

TITRA 1:

META: MASAT PER COVID 19, TE DREJTA

 

PRESIDENTI NE “7 PA 5”: QYTETARET TE RUAJNE DISIPLINEN

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *