Presidenti Ilir Meta ishte i pranishëm pasditen e kësaj të mërkure në ceremoninë për 100 vjetorin e Luftës së Vlorës tek “Sheshi i Flamurit”.

Ai tha se kjo luftë, e cila shënoi fitore historike, dëshmoi 100 vite më parë se Shqipëria ka Zot, dhe ai është populli, duke shtuar se kur populli merr në dorë fatet e veta, ato janë të sigurta.

“Shqiptarët kanë luftuar shumë për të drejtat e tyre, por edhe për popujt e tjerë. Bën dallim thelbësor, se ishte fitimtare. 100 vjet më parë, qeveria e Kongresit të Lushnjes fitoi autoritet. Ishte fitore historike. Më në fund Shqipëria u bë në mënyrë të pakthyeshme. Krijoi modelin e kundërshtimit të sundimeve të huaja. I dha fund projekteve për shpërbërjen e Shqipërisë. Dëshmoi se ky vend ka zot, dhe zoti është vetë populli. Model i disiplinuar, atdhetar, dhe njohje të rreptë të ligjeve ndërkombëtarë. Vlora ia ka ngritur kryet Shqipërisë në momentet më të vështira. Sot nderojmë Vlorën, komandantët, gjyqtarët, ata që hartuan ultimatumin, dhe ata që e zbatuan me gjak. Kujtojmë dhe vlerësojmë Diasporën në Amerikë, që pati rëndësi shpëtimtare. Atdhetari i madh, Fan Noli bindi Ëilsonin që Amerika të jetë pranë Shqipërisë, dhe ajo nuk do shpërbëhet. Kur populli merr në dorë fatet e veta, ato janë të sigurta. Burim frymëzimi dhe vetbesimi për popullin shqiptar. Mos harrojmë se 22 vite më pas, jo larg nga këtu katër djem të rinj vlonjatë bënë një histori të jashtëzakonshme, katër 20- vjeçarë kundër 400 fashistëve. Ranë heroikisht pikërisht sepse ishin të mbrojtur me krenarinë që Lufta e Vlorës u dha shqiptarëve.”

Nga ana tjetër, edhe kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi tha se populli shqiptar ka luftuar gjithnjë për të mposhtur të keqen dhe se renditet mes popujve paqedashëse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *