E premte, 25 Shtator 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Meta: LSI po rritet, po i bien gjethet e kalbura

Lëvizja Socialiste për Integrim, sipas presidentit Ilir Meta, po rritet dhe po fiton më shumë besim. Ky, shtoi ai, është një problem për kryeministrin Edi Rama.

 

Në këtë mënyrë e shpjegon kreu i shtetit përplasjen e ditëve të fundit mes tij dhe kreut të qeverisë, ku këtë të fundit e akuzon se po tenton të blejë vota sepse e di që e pret humbja.

 

Reklamë

 “LSI është problem sepse LSI rritet, sa më shumë gjethe të kalbura i bien, aq më lart shkon. Ky është problemi i Edi Ramës.”

 

Para disa ditësh, Ilir Meta u shpreh i bindur se opozita do të marrë mbi 90 mandate në zgjedhjet e të dielës.

Më shumë video

Reklamë