Subscribe

Ish-kryetari i LSI-së Ilir Meta, vlerësoi rolin e partisë që themeloi vjeshtën e vitit 2004, si një forcë politike që kujdeset për problemet më jetike të qytetarëve shqiptarë, si edhe mbështetëse e fortë e rinisë.

 

“Unë besoj se këtu bën një dallim të fortë LSI. Është një forcë politike me këmbë në tokë dhe që kujdeset për problemet më jetike të qytetarëve shqiptar. Dhe natyrisht është partia e rinisë.”

 

Në takimin me banorë të njësive administrative të Kërrabës, Bërzhitës, Petrelës, Baldushkut dhe Farkës, Sekretari i Përgjithshëm Endrit Braimllari, tha se LSI ka një program të qartë për të qeverisur vendin.

 

“Nëse ne e orientojmë arsimin drejt vendeve të punës që kërkon tregu, kemi ulur numrin e   papunësisë së të rinjve, po do të zhvillojmë edhe ekonominë e vendit.  Ne do të investojmë maksimalisht në arsimin profesional. Arsimi profesional me arsimin e përgjithshëm, të marrë një raport 50 me 50% . Ky vend ka nevojë që të sigurojë vende pune për të rinj e të reja.”

 

Edhe në këtë takim elektoral, është shprehur bindja se LSI do jetë forcë e parë pas zgjedhjeve të 25 qershorit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *