E premte, 6 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Meta: LSI, forcë e parë

Ish-kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta gjate nje takim me banorë të Sarandës, ku prezantoi kandidatet e qarkut Vlore, theksoi se LSI do te dale force e pare, pasi ka mbështetjen e 600 mije te rinjve ne mbare vendin.

 

“Forcë e parë, forcë e paparë, kjo është LSI-ja! Vendimi tashmë është marrë: 600 mijë të rinj e të reja në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë e kanë vendosur LSI-në forcë të parë! U bëj thirrje të gjithë prindërve të tyre që të bëhen 1 milion deri më 25 qershor në mënyrë që t’i japin një shans të gjithëve, në mënyrë që t’i themi jo një herë e përgjithmonë arrogancës, t’i themi jo një herë e përgjithmonë atyre që janë zhytur në vetkënaqësi nga arroganca dhe egoizmi i tyre dhe kanë harruar hallet dhe problemet e njerëzve të thjeshtë në Saranda në Delvinë, në Konispol dhe në të gjithë Shqipërinë.”

 

Reklamë

Meta tha se Shqipëria është e para dhe rinia gjithashtu, pasi për të gjithë shqiptarët e ardhmja e fëmijëve është primare.

 

 

Më shumë video

Reklamë