Partia e Lirisë do të depozitojë në Parlament një ligj të posaçëm për rritjen e pagës në të gjithë administratën publike.
Drafti i prezantuar nga Ilir Meta parashikon rritje të pagës minimale dhe pagës për administratën sa herë vendi ka rritje ekonomike dhe indeksim për nivelin e inflacionit në 1 korrikun e çdo viti.
ILIR META
KRYETAR I PARTISE SE LIRISE
“Parashikohet edhe vendosja e një rregulli për të mbrojtur ata nga rritja e çmimeve. Pagat nuk janë indeksuar sipas inflacionit.”
Në një kohë që Parlamenti do të fokusohet tek beteja për lustracionin, Meta ka theksuar se është pro hapjes së dosjeve; por ka përsëritur se gjetjet e autoritetit të dosjeve për të janë vetëm një falsifikm për qëllime politike.
“Ju e dini që kemi të bëjmë me një falsifikim shumë të trashë dhe idiot të Edi Ramës dhe gjithë kukullave të tij tek autoriteti i manipulimit të dosjeve dhe në arkiva të tjera shtetërore. Falsifikimi është bërë evident e kam bërë kallëzim penal për anëtarët e këtij autoriteti që ia kam adresuar dhe SPAK.”
Pertej betejës ligjore dhe gjyqësore Meta ka njoftuar se së shpejti do të nisë protestat.
“Protesta e parë do të njoftohet në këto 24 orë. Do të ketë protesta aty ku ndodh krimi dhe ku vidhet qytetari me taksat e tij.”
Krahas protestave si Parti e Lirisë brenda pak javësh pritet të nisin tubimet e të gjithë opozitës ku për herë të parë Sali Berisha e Ilir Meta do të dalin së bashku për të protestuar kundër Edi Ramës.