Subscribe

Në letrën drejtuar Komisionit të Ligjeve, Presidenti Ilir Meta ka kërkuar hetimin e krimeve zgjedhore në Kavajë dhe Elbasan.

 

Duke sjellë në kujtesë sulmin në zyrën e PD-së në Kavajë, ku mebti i plagosur demokrati Bledar Okshtuni, kreu i shtetit nënvizoi se “autorët e identifikuar, janë në lidhje direkte me kryebashkiakun socialist të emëruar të qytetit të Kavajës dhe shtabin e tij elektoral.

 

Po ashtu, ai u ndal edhe tek atentati në Elbasa, ku u vra Pjerin Xhuvani dhe u plagosën atër persona të tjerë. Sipas tij, kjo ngjarje nuk do të ishte shënuar nëse Policia e Shtetit dhe Prokuroria do të kishin kryer veprimet e tyre në kohë.

 

Ai ka cekur edhe dërgimet e mesazheve në emër të Presidentit. Kreu i shtetit pyet deputetët nëse kanë dijeni se: “gruaja e Taulant Ballës punon në kompaninë telefonike nga u dërguan SMS-të? Diskutoj me deputetët legjitimë, nëse janë të gatshëm të hetojnë kolegët e partisë së tyre. A e hetoni dot shefin tuaj?. Takohemi në 10 maj, Ditën Kombëtare të Drejtësisë Shqiptare.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *