E hënë, 28 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 24 minuta më parë
Politikë

Meta: Kuvendi njëpartiak, i keqpërdorur për të dëmtuar interesin kombëtar

Pas deklaratës për kthimin e koncesionit të Rinasit, Presidenti Meta shprehet gjithë shteti ishte mobilizuar për të “mbyllur letrat”, në shkelje të Kushtetutës, ligjit dhe procedurave për zgjatjen e koncesionit.

Në një postim në “Facebook”, kreu i shtetit deklaron se faktet që publikoi sot treguan se si është keqpërdorur Kuvendi.

“Faktet tronditëse të kapjes së shtetit, që publikova sot, lidhur me koncesionin e aeroportit të vetëm ndërkombëtar të vendit tregojnë se si është keqpërdorur Kuvendi njëpartiak për të dëmtuar interesin publik dhe kombëtar. Në një ditë ishte mobilizuar i gjithë shteti (përveç Presidentit të Republikës) për të “mbyllur letrat” në shkelje flagrante të Kushtetutës, ligjit dhe procedurave ligjore të domosdoshme për zgjatjen e koncesionit të një ndër aseteve më strategjike të shtetit dhe me rëndësi për sigurinë kombëtare. Sa mirë do të ishte të reagonin me kaq nxitim për t’ju shërbyer pa vonesë qytetarëve, për të mbrojtur shëndetin dhe jetën e tyre nga pandemia, nga përmbytjet dhe nga bllokimi i rrugëve nga dëbora”, deklaron Meta.

Vazhdo të lexosh

Reklamë