E premte, 18 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Meta: Kush prek votën, e ka vendin në burg!

Presidenti Ilir Meta shfrytëzoi mesazhin e Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë për zgjedhjet e 25 prillit, për të paralajmëruar edhe një herë këdo që tenton të prekë votën.

 

Meta tha në “Facebook” se vendi i tyre do të jetë në burg, ndërsa thirrja për qytetarët është që të mos bien në graçkë.

 

“NDËSHKONI ATA, QË DUAN TË BLEJNË VOTËN TUAJ DHE T’JU PËRZËNË FËMIJËT NGA SHQIPËRIA, ATDHEU YNË I BEKUAR! ????????

E përshëndes mesazhin e fuqishëm dhe frymëzues të Konferencës Ipeshkvnore tё Shqipërisë, që inkurajon pjesëmarjen masive të qytetarëve në zgjedhjet historike të 25 prillit, një e drejtë dhe detyrim moral ndaj momentit më të rëndësishëm të jetës demokratike dhe së ardhmes europiane të Shqipërisë. I bëj gjithashtu jehonë thirrjes së tyre për të mos rënë në grackën e kujtdo, që kërkon t’i trajtojë qytetarët shqiptarë si plaçkë, që shitet e blihet por të votoni me vullnet të lirë dhe për ata kandidatë, të cilët duhet ta meritojnë besimin tuaj!  Kush falsifikon, kush tenton të tjetërsojë dhe të prekë votën, do ta ketë vendin në burg! ????????”

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video