Subscribe

Kreu i kuvendit kundërshton hapur idenë e nje qeverie teknike qe do te përgatiste zgjedhjet parlamentare. Gjate nje deklarate per mediat, aleati kryesor i Edi Rames ne pushtet tha se nuk ekziston asnjë opsion i tille.

“Koalicioni sipas vlerësimit tim duhet të vazhdojë të bëjë maksimumin, të përmbushë detyrimet e tij, programore, qeverisëse dhe morale ndaj qytetarëve shqiptar. Sepse ky koalicion qeveris të gjithë shqiptarët, por në mënyrë të veçantë ndaj atyre që e kanë përkrahur dhe e kanë votuar si detyrim moral për të mos i zhgënjyer. Mendoj se është një pyetje pa vend, sepse nuk ekziston një opsion i tillë. Unë kam folur për një qeveri teknike që të mund të garantonte klimën e besimit për të miratuar një reformë, ku shikoja që një nga shqetësimet e opozitës ishte se mos qeveria do të përdorte pushtetin e saj ekzekutiv për të ndikuar te reforma në drejtësi. Kjo është një situatë e kapërcyer, reforma u realizua me konsensus. Qeveria teknik për të cilën flet z. Basha është diçka tjetër, ndërsa ajo që mund t’u them është që angazhimi ynë për zgjedhje të lira dhe të ndershme do të jetë maksimal, në mënyrë që të gjithë qytetarët të jenë të qetë dhe sigurt se vota e tyre do të jetë e barabartë dhe do të jetë njësoj e rëndësishme”.

Zoti Meta tha se parlamenti mund te zhvilloje edhe dy seanca per te miratuar Vetingun, si dhe ligjet e tjera me te rëndësishme te reformës ne drejtësi.

“Ne do të bëjmë çdo gjë për të përmbushur të gjitha afatet në mënyrë që të veçantë që deri më 30 gusht të mund të votojmë tre ligjet më kryesore të kërkuara, duke filluar me atë të Vettingut dhe kemi rënë dakord, edhe me kryetarin e Opozitës, z. Basha, edhe përfaqësuesit të opozitës, padyshim edhe z. Xhafaj si kryetarin i këtij komisioni që përfaqëson edhe shumicën, që të ecim në këtë drejtim. Ndërkohë do të gjendet një moment i dytë që përsëri në komision opozita të paraqesë për dy ligjet e tjera më prioritare përsëri mendimet e saj. Dhe sa më shpejt në të jemi në gjendje të planifikojmë një seancë suksesshme plenare për Ligjin e Vettingut ose për të trija së bashku, ose dy seanca të njëpasnjëshme.”

Kreu i kuvendit sqaroi edhe dreken e tij me ish-presidentin Meidani per te cilën tha se ishte e planifikuar kohe me pare. Ndërsa prania e Koco Kokedhimes sipas Metës, ishte krejt e rastësishme, pasi ai banon fare pranë hotelit ku ata po kalonin dreken.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *