E diel, 25 Tetor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:00 Në vijim ora 03:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Meta kundër Portit të Durrësit: Projekti është pastrim parash, po falet prona e shqiptarëve

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e ka quajtur ndërtimin e portit të ri të Durrësit një skemë të pastër të pastrimit të parave.

 

Reklamë

Sipas Metës, projekti është fituar nga kompani guaskë dhe ka në fokus grabitjen e pronës publike për të ndërtuar pallate.

 

Reklamë

ILIR META- KRYETAR I PARTISE SE LIRISE

Është e qartë qse projekti nuk është strategjik dhe aspak turistik. Por një pastrim i qartëparash duke grabitur pronën e shqiptarëve.

 

Meta akuzoi kryeministrin Rama si organizatorin kryesor dhe përfituesin vetëm të kësaj “grabitjeje”  të portit kombëtar. Ai tha se Rama e ka shëndruar Durrësin në një ccerdhe të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

 

820 mijë metra katrorë me vlerë qindra million euro. Po shiten apartamente ne ajer. Po falen 300 mln euro taksa. Apratametet e Edi Ramës do përjashtohen nga kjo taksë. Është skeme e pastër e pastrimit të parave.

 

Deklaratat Ilir Meta i bëri nga Durrësi gjatë një takimi të zhvilluar me strukturat e Partisë së Lirisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë