Subscribe

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dalë kundër projektit “Ballkani i Hapur”, pjesë e të cilit deri tani janë Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Gjatë një bashkëbisedimi me studentë në një universitet në Prishtinë, kryetari i shtetit shqiptar ka deklaruar se “Open Balkan-s” shkon kundër procesit të Berlinit.

 

“Rezerva qe kam për “Open Balkan” eshte parimore. Se pari, bashkimi nuk mund të ofrohet përmes politikës perjashtuese. Se dyti, ai rivalizon procesin e Berlinit që është gjithëpërfshirës. Dhe si mund t’u besojmë qëllimeve të mira kur ringjallet fantazma e Millosheviçit.”

 

Në prag të mbledhjes së përbashkët të qeverisë së Kosovës e asaj të Shqipërisë, Meta ka bërë apel për rezultate të prekshme në bashkëpunimin mes dy shteteve shqiptare.

 

“Marrëdhëniet Shqipëri Kosovë nuk janë të ndërtuara kundër asnjë vendi tjetër apo populli në rajon dhe as i njohim vetes tonë një patronazhist. Shtrati i tyre iu natyrshëm është ndërtuar mbi historinë e kulturën dhe gjuhën e përbashkët dhe e ardhmja është vëllazërim i pandërprerë. Në këtë kuptim, spektakli i takimeve zyrtare nuk mund të zëvendësojë punën që duhet të vazhdojë çdo ditë për thellimin e marrëdhënieve. T’i përmbahemi zbatimit të marrëveshjes.”

 

Presidenti i Republikës ka bërë apel që marrëdhëniet mes dy vendeve të forcohen, duke theksuar se asnjë politikan në Tiranë nuk duhet të bëjë gabimin të flasë në emër të Kosovës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *