Presidenti Ilir Meta ka kujtuar nëpërmjet një postimi në facebook datëlindjen e ikonës së muzikës shqiptare Vaçe Zela.

 

Sot është ditëlindja e mbretëreshës së përjetshme të këngës shqiptare, Vaçe Zela, Nderi i Kombit, shkruan mes të tjerash Meta në këtë postim.

 

Për ta bërë edhe më të prekshëm kujtimin e këngëtares së famshme shqiptare, Presidenti meta e ka shoqëruar postimin me një video të Vaçe Zelës teksa interpretonte një nga këngët e saj.

 

Vepra dhe trashëgimia e saj e pasur flet më shumë se çdo gjë tjetër.

Ndaj dëshiroj t’i përshëndes të gjithë shqiptarët me një nga perlat e saj!

I përjetshëm kujtimi i kësaj koloseje të këngës dhe kulturës shqiptare!

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *