E martë, 6 Tetor 2026 Film TV deri në 04:30 Në vijim ora 04:30: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Meta kujton 51 vjetorin e barazimit të famshëm Shqipëri-Gjermani që eleminoi nënkampionët e botës

Bildnummer: 07581200 Datum: 08.04.1967 Copyright: imago/Ferdi HartungGerd M¸ller (BR Deutschland) am Ball im EM Qualifikationsspiel gegen Albanien; Fussball Herren Nationalteam L‰nderspiel 311 sw vneg xdp 1967 quer EM Qualifikation Dortmund BRD AktionImage number 07581200 date 08 04 1967 Copyright imago Ferdi Hartung Gerd Mueller BR Germany at Ball in euro Qualification match against Albania Football men National team international match 311 SW Vneg 1967 horizontal euro Qualification Dortmund Germany Action shot

Presidenti Ilir Meta ka kuajtuar nëpërmjet një statusi në facebook, një nga rezultatet më të mëdha në historine e kombëtares shqiptare.

 

Reklamë

Bëhet fjalë për barazimin 0 me 0 ndaj Republikës Federalë të Gjermanisë në 17 dhjetor të 1967 në eleminatoret e Kampionatit Europian.

 

Një barazim që jo vetëm arrihej përballë një prej kombëtareve më të mëdha të botës por që i shkaktoi Gjermanisë (nënkampione e botës në fuqi) mbetjen jashtë Europianit.

 

 

Meta ka risjelle në vëmendje e duke bërë homazh për emratt e mëdhenj që nuk jetojnë më si Loro Borici, Lin Shllaku, Josif Kazanxhi, Panajot Pano, Medin Zhega dhe Frederik Jorgaqi apo të tjera të cilët jetojnë dhe na I bëjnë më të gjalla ato emocione si Dinella, Vaso, Rragami, Ali Mema dhe Bizi.

 

Meta nuk lë pa përmendur edhe një episode të famshëm nga ai duel I madh ku Gjinali shënoi por arbitri nuk e akordoi golin.

 

 

 

Si sot 51 vite më parë, Shqipëri-R.F.Gjermanisë 0-0. Ky rezultat historik për ekipin tonë Kombëtar të futbollit dhe skualifikimi i nënkampionëve të botës e riktheu vendin tonë të harruar në Europë përmes futbollit të luajtur me aq pasion e dashuri nga ai ekip i jashtëzakonshëm që është gdhendur thellë në kujtesën dhe zemrën e të gjithë sportdashësve.
Të gjithë kujtojnë ende me nostalgji golin e paparë të Gjinalit, që vetëm arbitri nuk e pa!
Një homazh dhe vlerësim të veçantë për të mëdhenjtë, të cilët nuk jetojnë më, Loro Boriçi, Lin Shllaku, Josif Kazanxhi, Panajot Pano, Medin Zhega e Frederik Jorgaqi.
Një mirënjohje të veçantë për ata të cilët akoma na përcjellin ato emocione të paharruara si Koço Dinella, Alfred Gjinali, Teodor Vaso, Ramazan Rragami, Ali Mema, Sabah Bizi.
Respekt për të gjithë Ju

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë