Presidenti Ilir Meta ka dekretuar kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit “Për Akademinë e Shkencave”.

 

Presidenti Meta shprehet ne argumentimin e tij se ligji për Akademinë  bie ndesh me parashikimet e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë pasi sipas tij cenon autonominë e institucioneve të arsimit të lartë; cenon kompetencat e Presidentit të Republikës; si dhe nuk është në harmoni me kuadrin ligjor ekzistues në Republikën e Shqipërisë.

 

Sipas Metës, ndesh me ligjin bie edhe çështja e emërimit të kryetarit të Akademisë së Shkencave. Ndërhyrje që Meta e quan antikushtetuese pasi kufizohet roli i Presidentit.

 

Meta thekson më tej se Presidenti i Republikës është organi i vetëm i emërtesës për emërimin e Kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe kjo kompetencë e Kreut të Shtetit kurrsesi nuk mund të derivohet dhe as të kufizohet në një vendimmarrje të dytë të ndonjë institucioni apo organi tjetër kushdo qoftë ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *