Subscribe

 

Presidenti Ilir Meta ka kthyer për rishqirtim në Kuvend ligjin për Teatrin Kombëtar. Dekreti i kreut të shtetit erdhi 3 ditë përpara skadimit të afatit. Në argumentimin shoqërues të vendimit kreu i shtetit liston pikat në të cilat ligji është në kundërshti me Kushtetutën dhe me norma të tjera ligjore, duke nisur që nga tjetërsimi i pronës publike.

 

“Ligj nuk mbështetet në një vlerësim gjithëpërfshirës dhe të plotë për tjetërsimin e pronës publike, krahasuar me përfitimet ekonomike të shtetit shqiptar dhe interesin publik.”

Me tej Meta thekson se miratimi i këtij ligji nuk është bazuar në një verifikim dhe vlerësim të thelluar të statusit të pasurive të paluajtshme që përfshihen në këtë projekt, si dhe krijohen pasiguri juridike në ushtrimin e të drejtave pronësore qoftë për pasurinë publike, por dhe mbi të drejtat private.

 

Një tjetër pikë është dhe cënimi i funksionimit të organeve të pushtetit vendor.

 

“Ligji cenon rëndë parimet kushtetuese të ndërtimit dhe funksionimit të organeve të pushtetit vendor të “decentralizimit” dhe “autonomisë vendore”, duke rënë ndesh, njëkohësisht edhe me parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve.”

 

Në argumentimin e gjatë presidenti rendit dhe 6 pika të tjera, të cilat sipas tij bëjnë që ky ligj të kthehet dhe njeherë për rishqyrtim në parlament. Por në fund, kreu i shtetit evidenton dhe faktin e mosfunksionimit të Gjykatës Kushtetuese për të verifikuar këto konstatime, apo për të zgjidhur çdo mosmarrëveshje kushtetuese që mund të prodhojë ligji, e ne keto kushte ai fton Kuvendin e Shqipërisë, të rishqyrtojë në tërësi ate.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *