Presidenti Ilir Meta kthen në Kuvend ligjin për “karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, pasi e cilëson ne kundërshtim me kërkesat  dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Për kreun e shtetit, ndryshimet në këtë ligj synojnë uljen e nivelit të arsimit të kërkuar për t’u përfshirë në Forcat e Armatosura.

“Ndërsa deri më sot kërkohej si kriter i domosdoshëm ligjor përfundimi i arsimit parauniversitar (shkollës së mesme), tanimë synohet që pas hyrjes në fuqi të këtij ligjit, të lejohet hyrja në radhët e Forcave të Armatosura edhe e atyre shtetasve që kanë përfunduar vetëm ciklin arsimor 9-vjeçar. Vetëm ky fakt mjafton për të kuptuar se, problematika nuk qëndron te kriteri “i fortë” i arsimit, por përveç arsyeve të tjera që lidhen me largimin e të rinjve e që unë si President i Republikës i kam bërë publikisht me dije, problematika lidhet drejtpërdrejtë edhe me mënyrën e trajtimit të ushtarakut, përfshirë trajtimin financiar, që ka çuar në largimin në masë nga radhët e Forcat e Armatosura të të rinjve dhe të rejave me arsim të lartë dhe trajnime brenda dhe jashtë vendit.”

Sipas tij, kjo normë e re ligjore është gjithashtu një hap mbrapa në procesin e reformimit dhe përmirësimit të trupës sonë ushtarake profesioniste.

Më tej, presidenti kërkon që Kuvendi i Shqipërisë të rishikojë këtë ndryshim dhe të ruajë të pacenuar sigurinë juridike, duke përcaktuar në ligj kriteret e nevojshme për arsimim dhe kualifikim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *