E enjte, 12 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Meta: Kryebashkiaku i Fierit do të shkojë në burg

Presidenti Ilir Meta paralajmëroi kryebashkiakun e Fierit, Armando Subashin se do të përfundojë në burg.

 

Ky paralajmërim, sipas kreut të shtetit, nuk ka lidhje me incidentin e sotëm në Fier mes LSI dhe policisë bashkiake, por me shkelje të tjera që ai ka bërë.

 

“Kryetari i Bashkisë së Fierit do të shkojë në burg për shkelje shumë të rënda që ka bërë, jo vetëm për këto gjërat e vogla. Hiqini banderolat tuaja derisa të mbarojë mitingu i Rilindjes dhe pastaj vendosini sërish, nuk është ky problemi më i madh që ka Fieri. I di Fieri problemet e kryebashkiakut dhe do t’i gjykojë dhe ndëshkojë me një votë plebishitare dhe do t’ju përkrahë juve.”

Më shumë video

Reklamë