Subscribe

Pasi anuloi me dekret 30 qershorin dhe dekretoi me pas 13 tetorin, Ilir Meta duket se ka ndryshuar qendrim.

Ai eshte i gatshem te terhiqet edhe nga 13 tetori, por me kushtin qe zgjedhjet te zhvillohen perpara 17-18 tetorit.

 


ILIR META

PRESIDENT I REPUBLIKES

 

Kam përshtypjen se Kryeministri e percepton ndoshta si datë tersi 13 tetorin. Por dua ta siguroj atë e të gjithë, se e vetmja datë, ndaj së cilës nuk kam asnjë mundësi që të ndikoj dhe që është shumë e rëndësishme për të gjithë qytetarët shqiptarë, është 17-18 tetori kur udhëheqësit e Bashkimit Europian do të vendosin për çeljen ose jo të negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. Natyrisht edhe me Maqedoninë e Veriut. Të gjithë ne e kemi të qartë se me mik shumë të fortë provimin e qershorit e shtymë për në tetor, për në vjeshtë. Është e domosdoshme që të jemi mjaft të përgjegjshëm e të sinqertë para shqiptarëve. Të paktën unë si President i Republikës së Shqipërisë, por edhe zoti Rama si kryetar i Qeverisë, edhe i mazhorancës aktuale, natyrisht edhe zoti Basha si kryetar i opozitës, se nëse përpara kësaj date, pra 17-18 tetorit ne nuk do të arrijmë të organizojmë zgjedhje gjithëpërfshirëse vendore, dhe njëkohësisht të gjejmë një formulë për kapërcimin e kësaj krize, provimi i vjeshtës është i pakalueshëm. Shqiptarët më 19 tetor nuk duan të dëgjojnë justifikimet e askujt për të zhvilluar ping-pongun e radhës së fajësimit. Unë jam fleksibël për ta parë çështjen e 13 tetorit, meqenëse mund të ketë krijuar ndjenjën e tersit te dikush. Për mua nuk ka rëndësi. Për mua ka rëndësi 17-18 tetori. Atë nuk kam fuqi as unë dhe asnjeri që ta ndryshojë, sepse atë e ka Bashkimi Europian. E theksoj edhe njëherë: Kemi futur mik të fortë për ta shtyrë provimin nga qershori që të na japin mundësi për të kaluar në vjeshtë. Nuk e kalojmë dot këtë provim pa bërë zgjedhje gjithëpërfshirëse, të standardeve demokratike.

 

 

Kreu i shtetit u shpreh se nuk ka asnje problem per Komisionin hetimor te ngritur ndaj tij, pasi per te i vetmi shqetesim eshte cfare do te ndodh ne 19 tetor, diten pasi KE, do te vendos per fatin e negociatave.

 


ILIR META 

 

PRESIDENT I REPUBLIKES

 

Nuk kam asnjë shqetësim për asnjë komision hetimor parlamentar në Shqipëri! Për asgjë gjykatë dhe asnjë institucion drejtësie që të gjykojë veprimet e mia në Shqipëri apo çdo institucion që ka juridiksion mbi Republikën e Shqipërisë! Fare! Fare! I vetmi shqetësim i imi është data 19 tetor. Çfarë do t’u themi shqiptarëve?! Do t’u themi që e kishte fajin Edi Rama? Do t’u themi që e kishte fajin Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi? Nuk i fshihemi dot përgjegjësisë përpara të gjithë qytetarëve shqiptarë.Le të mos harrojmë që njëzet vite më parë Shqipëria ishte përpara Kroacisë përsa i takon procesit të integrimit europian! Ku është Kroacia sot e ku është Shqipëria sot?! Në rast se edhe Maqedonia e Veriut do të ecë përpara në tetor, atëherë ku janë perspektivat europiane të të rinjve e të rejave të Shqipërisë, të cilët për fat të keq po largohen sikur të ishte ende viti 1990!

 

 

E ne fund, Ilir Meta duke riperseritur se ne 30 qershor nuk ka pasur zgjedhje shteterore, ju rikthye nderkombetareve.

 

 


ILIR META – PRESIDENT I REPUBLIKES

 

Duhet ta kenë të qartë të gjithë qytetarët shqiptarë se nuk ka pasur zgjedhje të qytetarëve shqiptarë, zgjedhje shtetërore, zgjedhje kushtetuese, zgjedhje ligjore më 30 qershor. Kështu që të gjitha këto manovra, këto përpjekje e manipulime, të gjithë këto qoka, përfshirë edhe qokat ndërkombëtare, shkojnë kundër standardeve ndërkombëtare, të cilat Shqipëria është e detyruar t’i plotësojë, sidomos përsa u takon zgjedhjeve të lira e të drejta dhe sundimit të ligjit, që janë një standard i panegociueshëm për të marrë provimin e vjeshtës. Nuk arrihet çelja e negociatave të anëtarësimit me qoka ndërkombëtare! Vetëm me standarde ndërkombëtare! Me standarde europiane! Ata, të cilët na e duan të mirën, na e kanë thënë hapur dhe të paktën unë, Edi Rama dhe Lulzim Basha këtë gjë e dimë shumë mirë!

 

 

Vetëm dy ditë më parë, Meta takoi për 40  minuta liderin e opozitës Basha për të folur mbi krizën politike, ndërkohë që dje kërkoi që Shqipëria të mos mbetej edhe në vjeshtë me cështjen e integrimit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *