Subscribe

Kryetari i kuvendit Ilir Meta ka vendosur te jete optimist per fatin e reformës ne drejtësi edhe pse mbrëmjen e se hënës, Komisioni i Posaçëm, nuk arriti te marre asnjë vendim. Pas takimit me Zëdhënësin e Fraksionit Parlamentar CSU në Bundestagun gjerman Florian Hahn, Meta ne nje konference per shtyp, ka relativizuar qofte kushtet e PD qofte ato te paraqitura nga deputeti i partisë qe ai drejton Braho, duke theksuar se reforma duhet miratuar me konsensus sipas standardeve te Venecias.

“Nuk kemi të bëjmë me 11 kushte sipas këndvështrimit tim. Kemi të bëjmë me 10 çështje, që Partia Demokratike synon që të zgjidhen apo të diskutohen sipas këndvështrimit që ajo ka. Që do të thotë se me më shumë durim dhe vullnet, absolutisht është e mundur që reforma të përmbyllet, pasi për çdo çështje kemi rekomandim të Komisionit të Venecias, pra për çdo çështje të diskutueshme, ku palët ndajnë mendime apo lexime të ndryshme”.

Por ka një çështje ku kryetari i LSI Ilir Meta ndahet me deputetin e tij Spartak Braho dhe kjo është çështja e Byrosë Kombëtare te Hetimit. Per Meten nuk ka asnjë problem nëse ky institucion është ne varësinë e Ministrisë se Brendshme ndryshe nga Braho, i cili ne komisionin e reformës kërkoi nje Byro Kombëtare jashtë policisë. Ne mbledhjen e Komisionit te Posaçëm per reformën ne drejtësi, nuk ishte vetëm Partia Demokratike qe kishte kushte, pasi edhe Lëvizja Socialiste per Integrim paraqiti kritikat e saj ne raport me ndryshimet kushtetuese, duke kërkuar qe procesi te kalonte ne fazën e diskutimeve politike. E vetmja force qe nuk paraqiti vërejtje ishte Partia Socialiste, e cila këmbëngul qe duhet te jene ekspertet ata qe do përshtatin reformën ne drejtësi me rekomandimet e Venecias.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *